Reagimi i Bashkisë Sarandë: Nuk ka asnjë vendim për tjetërsimin e tokës së varrezave

bashkia sarande
bashkia sarande

Bashkia Sarandë ka reaguar lidhur me prononcimin e bërë në media, nga deputetja Ina Zhupa, për tjetërsim të territorit të varrezave publike të qytetit.

Bashkia Sarandë sqaron se:

Deklarata dhe ajo çka denoncohet nuk ka asnjë të vërtetë.
Informojmë opinionin publik se nuk ekziston asnjë akt administrativ për tjetërsimin e territorit të varrezave publike të qytetit të Sarandës.
Shtojmë se deklarime të tilla, qartazi të bëra për përfitime e me qëllime elektorale, në prag të ditës së zgjedhjeve vendore, janë një lojë e rrezikshme.

Askush nuk mund të luajë me ndjenjat dhe sentimentet e qytetarëve sarandiotë me të pavërteta, që fyejnë dhe cënojnë dinjitetin e tyre, thuhet në reagimin e Bashkisë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon