Reagimi i “Shqipëria Bëhet”: Policia përdori shpërndarës droge për të goditur kandidatin tonë

Adriatik Lapaj pritet në vendlindje me një miting madhështor - VIDEO

Reagimi i “Shqipëria Bëhet”: Policia përdori shpërndarës droge për të goditur kandidatin tonë

 

Pas ngjarjes së ndodhur së fundmi, ku shtetasi Ergys Isufi u shoqërua nga Policia e Shtetit pasi u kap me një dozë kokaine dhe më pas deklaroi në polici se është përdorues i kësaj substance, ka ardhur një reagim i fortë nga forca politike “Shqipëria Bëhet”.

 

Adriatik Lapaj pritet në vendlindje me një miting madhështor - VIDEO

 

Shtabi elektoral i “Shqipëria Bëhet” në një komunikim me Saranda Web, dënon ashpër veprimin e policisë, duke e konsideruar atë një akt të pastër politik që ka për qëllim dëmtimin e imazhit të kandidatit të tyre dhe diskreditimin publik të kësaj force të re politike.

 

 

Sipas shtabit elektoral, veprimet e policisë janë pjesë e një strategjie të koordinuar mes segmenteve të caktuara të pushtetit dhe strukturave të sigurisë për të ndikuar në garën zgjedhore në favor të forcave tradicionale.

 

“Është e qartë se Policia e Shtetit, në vend që të fokusohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të vërtetë, është shndërruar në një instrument të përdorur nga pushteti për të penguar alternativat e reja që po marrin mbështetje gjithnjë e më të gjerë në publik,” vijon reagimi.

 

“Shqipëria Bëhet” i bën thirrje institucioneve të pavarura dhe organizatave ndërkombëtare të monitorojnë me vëmendje këto zhvillime, ndërsa u bën apel qytetarëve të mos bien pre e këtyre skenarëve të orkestruar, por të vazhdojnë të mbështesin me bindje një alternativë ndryshe për vendin.

 

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare mbi shoqërimin e Ergys Isufi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon