Reagojnë familjarët e Luizit pas puthjes me Kiara Titon

Në spektaklin e të martës, Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kuadrin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të pritur nga të gjithë. Por, momenti tjetër i bukur në atë mbrëmje ishte se Luizi i bëri ftesë prindërve të kiarës për të qenë të pranishëm (në kuadrin e shakasë). Pas kësaj, të gjithë kanë komentuar se janë kurioz të dinë se çfarë mendon mamaja e Luizit për marrëdhënien e tij. Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënën e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte urimi, “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri. Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.

Të gjithë reaguan për këtë moment historik dhe një mendim e ka dhënë edhe nëna e Luiz Ejllit.

Gjatë “ceremonisë” teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët. Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.

Pas kësaj situata ndryshoi edhe në Instagramin e dyshes. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Sakaq kujtojmë që të veçuar nga gjithë pjesa tjetër, Amosi dhe Dea vendosën ta “sabotojnë” “dasmën” e Luizit dhe Kiarës./sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon