Kompania Kastrati reagon pas publikimit në Saranda Web: “Jemi me leje me firmë dhe vulë nga Edi Rama, po ndërtojmë port turistik dhe shërbimesh”
Pas publikimit të lajmit në Saranda Web, kompania Kastrati ka dhënë reagimin e saj, duke theksuar se punimet e kryera në Sarandë janë të ligjshme.
“Jemi me leje të firmosur dhe vulosur nga Edi Rama,” thuhet në deklaratën e kompanisë. “Në këtë zonë po ndërtojmë një port turistik dhe shërbimesh, duke ndjekur të gjitha procedurat përkatëse.”
Reagimi vjen pas hetimeve të nisura nga Policia e Sarandës, ndërsa çështja po vlerësohet nga Prokuroria.
Policia e Sarandës procedim penal për KASTRATI-n, mbush detin me inerte
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb