Reagon PD Sarandë: Zyrat e Bashkisë Sarandë dhe ASHK skena krimi, t’u vendoset “shiriti i verdhë”

Nisur nga situata e krijuar nga Sarandë pas arrestimeve të fundit, ditën e sotme nëpërmjet një deklarate ka reaguar edhe Partia Demokratike, dega Sarandë: Bashkia dhe zyrat e ASHK Sarandë “gati për Shirit të Verdhë”

DEKLARATA:


19 urdhër arreste kanë dalë nga prokuroria e Rrethit Sarandë brenda 3 muajve të fundit, 10 prej tyre pjesë e administratës, 2 biznesmenë, 3 qytetarë dhe 1 noter, të cilit në orët e para të mëngjesit të sotëm i dogjën dhe arkivën e zyrës së tij për të fshehur provat.
Akuzat variojnë nga korrupsion aktiv, në dyshme për rryshfet, e deri në grabitje flagrante të pronave. E ndërkohë që ditët kalojnë me thurje intrigash e hedhje-pritje faji mes zyrtarësh, qytetari është sërish ai që mbetet pa shërbime.
Por jo vetëm kaq, ai nuk di as ku të kërkojë përgjigje, për cështjet që e shqetësojnë, pasi “piranjat” po kafshojnë njëri-tjetrin.

Partia Demokratike i ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithnjë në krah të tyre, për cdo shqetësim e problem, edhe pse institucionet i kanë vënë kyçin dyerve të tyre, e drejtuesit janë mbyllur brenda.

Ndoshta mirë bëjnë, se institucionet kryesore të qytetit janë shndërruar në një skenë krimi, e organet e drejtësisë duhet të vënë ‘Shiritin e Verdhë’, në mënyrë që të mos zhduken provat e manipulohen situiatat.

STOP KORRUPSIONIT!
LARG DUART NGA PRONA PUBLIKE!
QYTETARI ËSHTË I PARI!

Please follow and like us:
fb-share-icon