Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim

Një i ri është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi është konfliktuar me dy efektivë. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin L M, i cili pasditen e sotme, ka kundërshtuar dy efektivët pasi nuk ka pranuar që të gjobitet për një shkelje të qarkullimit rrugor.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 

Në një video të ndarë nga JOQ, dallohet momenti kur i riu dhunon një prej efektivëve, A.K., 26 vjeç. Fillimisht ai i ka marrë policit pajisjen elektronike të gjobave dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj tij. I përfshirë në ngjarje ka qenë edhe vëllai i tij, i cili është shoqëruar në polici.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet. Në komisariat mësohet se është arritur të shoqërohet vëllai i L M, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 28-vjeçarit.

Please follow and like us:
fb-share-icon