Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin L. K., 28 vjeç, pas dyshimeve se ka dëmtuar derën e një zyre në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Sarandë. Sipas Policisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Ngjarja vjen në një periudhë ku shumë qytetarë janë përballur me zvarritje dhe sorollatje në dyert e Kadastrës në Sarandë, duke krijuar pakënaqësi dhe tension te qytetarët. Ky incident është vetëm një nga rastet që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve.
Sipas burimeve zyrtare, L. K. është marrë në pyetje dhe materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.
Kadastra në Sarandë ka qenë objekt i ankesave të shumta për vonesa dhe mungesë efikasiteti në trajtimin e çështjeve të pronësisë, një problem i njohur në Sarandë. Ky incident ka shtuar edhe më shumë shqetësimet dhe kërkesat për përmirësim të shërbimeve në këtë institucion.