Rrahu shoferin dhe gotiti me gurë automjetin e plehrave të Sarandës, prangoset nga Policia

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin që grumbullon mbeturinat e qytetit dhe drejtuesin e këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon