Thoma Kallojeri dje festonte ditëlindjen e tij dhe për këtë gëzim kishte ftuar shumë nga miqtë e tij, por asnjëri prej tyre nuk ishte mik i vërtetë, pasi asnjëri nuk e pengoi të drejtonte timonin e automjetit, edhe pse të gjithë e panë se ai kishte pirë shumë. Ndoshta njëri prej këtyre miqve njoftoi edhe Policinë…
Ky është rrëfimi i një prej miqve të Thoma Kallojerit, i cili nuk ishte në listën e të ftuarve në festën me rastin e 67-vjetorit të lindjes së tij.
Kallojeri, drejtori i Sigurimeve Shoqërore Sarandë dhe kryetar PS Finiq dhe i Këshillit Bashkiak Finiq, u arrestua nga Policia mbrëmjen e djeshme.
Kallojeri është arrestuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me një sasi të lartë alkooli. Arrestimi është bërë nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të Sarandës.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb