Rrëmbeu çantën me para të kambistit dhe iku me vrap, ndiqet dhe kapet nga Policia Bashkiake e Sarandës

Një i ri ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia (Shatërvani) në Sarandë dhe ka ikur me vrap.

Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Sarandës.

Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi “Te Myrtajt”, të cilën i janë vënë pas hajdutit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon