Policia Bashkiake Sarandë njofton se bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, kanë konstatuar një tokë të rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë dhe hekura në sipërfaqje prej 2800 m2 në kurorën e qytetit.

Pas kësaj, menjëherë janë marrë masat bashkë me Ndërmarjen e Shërbimeve për prishjen e rrethimit ndërkohë që materialet janë sekuestruar, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Sarandë.
Please follow and like us: