Rrethuan ullishten në Ksamil dhe ‘mbollën’ një shtëpi druri, reagon Policia Bashkiake e Sarandës

Policia Bashkiake Sarandë njofton se në bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, kanë konstatuar një tokë të rrethuar në mënyrë të paligjshëm në sipërfaqje prej 1500 m2 dhe një barrakë të vendosur brenda rrethimit.

Menjëherë është njoftuar IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariati i Policisë Sarandë për ndjekjen e mëtejshme të rastit, ndërkohë që shërbimet tona kanë asistuar në prishjen e ketyre strukturave të paligjshme.

Rasti në fjalë do te referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon