Një i moshuar në Kolonjë ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga kali. Mësohet se viktima është 72 vjeçari Ilia Lako.
72-vjeçari ka qenë duke kalëruar, teksa është sulmuar nga disa qen, e për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
‘Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen. Për pasoja i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.’- njofton policia.
Saranda News
Please follow and like us: