Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço dhe deputeti Niko Kuri janë rikthyer në fshatin Navaricë për të vizituar punimet për shtrimin e rrugës së këtij fshati me asfalt, një premtim i fushatës elektorale që tashmë është bërë realitet.
“Përmirësimi i rrjetit rrugor, në çdo komunitet, në çdo lagje të Bashkisë së Finiqit, është realizim i një premtimi për mua, por edhe një synim kryesor në zbatimin me sukses të angazhimeve të mia“, u shpreh kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço gjatë takimit me banorët.
Please follow and like us: