Rusia bombardon konsullatën shqiptare në Ukrainë, reagon Ministria e Jashtme

Konsullata e nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë  është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse. Denoncimin e ka bërë Ministria jonë e Jashtme.

“Shqipëria dënon me vendosmëri veprimin rus në Kharkiv, i cili rezultoi në shembjen e ambasadës së nderit të Shqipërisë. Autorët do të përballen me pasoja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria nuk tha nëse ka pasur viktima apo të plagosur si rezultat i prishjes së ndërtesës, por ka dhënë pamje nga vendi i ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon