Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO

Sali Berisha thirrje qytetarëve: Më 10 shkurt të marrim fatin e Shqipërisë në dorë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve, duke i ftuar të angazhohen më 10 shkurt për atë që ai e cilëson si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

 

mesazhin e tij, Berisha thekson se respektimi i ligjeve dhe i Kushtetutës është rruga e vetme për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

 

 

Të dashur miq, më 10 shkurt ju ftoj të marrim fatin e Shqipërisë në dorë. T’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës së vendit si rruga e vetme drejt BE-së”, – shprehet Berisha.

 

Sipas tij, vetëm përmes rikthimit të shtetit ligjor dhe funksionimit të institucioneve mbi bazën e Kushtetutës, Shqipëria mund të ecë përpara në procesin e integrimit europian. Thirrja vjen në një kohë tensionesh politike rreth çështjes Balluku.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon