Saranda pret përgjigje: Çështjet e rëndësishme që mbeten pa diskutuar në Këshillin Bashkiak
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, e mbajtur më 26 nëntor, u mbyll për shkak të largimit të këshilltarëve të opozitës nga salla. Konflikti kryesor lindën pas konstatimit të një takse të cilën opozita e konsideron të kundërligjshme. Konkretisht, bëhet fjalë për taksën e fjetjes në hotele, e cila, sipas këshilltarëve të opozitës, ka qenë më e lartë nga sa parashikohet nga kuadri ligjor edhe vitin e kaluar.
Që nga ajo ditë, përkundërse kanë kaluar mbi dy javë, nuk ka pasur ende asnjë njoftim për mbajtjen e një mbledhjeje të re. Kjo mbledhje, përveç miratimit të Projekt-Vendimit “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2025”, kishte planifikuar të trajtonte edhe pika me interes të lartë për qytetarët, si:
- Raporti mbi ecurinë e sezonit turistik 2024 dhe problematikat e vërejtura.
- Informacion mbi procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë.
- Ecuria e restaurimit të Kinoteatrit të qytetit.
- Informacion mbi projektin Eco Campus.
Pikat e mësipërme përfaqësojnë çështje kyçe për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve për banorët dhe turistët dhe Saranda pret përgjigje. Raporti mbi sezonin turistik mund të ndihmojë në adresimin e problemeve për vitet e ardhshme, ndërsa transparenca mbi inventarizimin e pronave dhe projektet madhore, si kinoteatri dhe Eco Campusi, janë thelbësore dhe qytetarët presin përgjigje.
Miratimi i Paketës Fiskale dhe adresimi i temave të tjera të parashikuara në mbledhje janë të domosdoshme. Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet për diskutimin e tyre dhe nuk mund të lihen për mbledhjen e fundvitit.
Saranda Web do të vijojë të ndjekë zhvillimet mbi këtë çështje dhe të informojë qytetarët mbi vendimet e ardhshme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb