Saranda priti Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarresh dhe atmosferës festive – VIDEO

Saranda priti Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarresh dhe atmosferës festive

Saranda priti Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarresh dhe atmosferës festive – VIDEO

 

Saranda u përfshi mbrëmjen e ndërrimit të viteve nga një atmosferë e ngrohtë festive, ku festa nisi në ambientet familjare dhe në restorantet e qytetit, mes tryezave të mbushura, muzikës dhe urimeve për një vit më të mbarë. Familjet, miqtë dhe vizitorët zgjodhën të festojnë së bashku, duke i dhënë qytetit një frymë gëzimi dhe shprese.

 

 

Pak para mesnate, qytetarët dhe turistët dolën masivisht në shëtitoren e Sarandës, e cila u kthye në pikën kryesore të festës. Aty u ndoq nga afër spektakli madhështor i fishekzjarreve, që ndriçoi qiellin mbi det dhe krijoi pamje mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit.

 

Spektakli është përcjellë edhe përmes videos me dron nga Saranda Web, duke sjellë pamje unike nga lart dhe duke dokumentuar energjinë festive të qytetit në këto momente të veçanta.

 

Saranda Web uron të gjithë qytetarët, ndjekësit dhe bashkëpunëtorët:
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Qoftë një vit me shëndet, paqe, mbarësi dhe zhvillim për Sarandën dhe për çdo familje shqiptare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon