Saranda për herë të parë këtë vit po renditet si destinacion dimëror, edhe pse tradicionalisht Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festuar në hotelet dhe restorantet e Tiranës, Durrësit e Korçës
Saranda e njohur për plazhet magjepse synon të kthehet në destinacion edhe për pushimet dimërore. Një pjesë e hoteleve kanë filluar organizimet për të pritur turistë edhe pse deri më sot rezervimet janë të vakëta. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve turistik Arben Çipa tha se për Krishtlindje nuk ka rezervime, por pritet kthimi i emigrantëve që jetojnë në Greqi.
“Rezervimet janë fokusuar për mbrëmjen e Vitin e Ri, ndërsa për Krishtlindje presim emigrantët. Turistë të të huaj nuk kanë prenotuar se të huajt që ndodhen në Sarandë kanë shtëpitë e tyre”.- tha Arben Çipa biznesmen.
Për natën e ndërrimit të viteve janë bërë disa rezervime nga pushues vendas.
Biznesmeni Endri Llanaj vlerëson këtë nismë nga ana e bashkisë Sarandë si të dobishme për qytetin dhe biznesin dhe uron që kjo nismë të ketë vazhdimësi dhe të kthehet në një traditë për çdo vit
Atmosfera festive e Krishtlindjeve në Sarandë është renditur si një ndër më të bukurat në Europë, sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations. Në shkrimin e Forbes theksohet se Saranda është një qytet modern e dinamik, një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit.