Saranda Web në qytetin antik të Finiqit, monumentet nuk janë prekur nga zjarri – VIDEO

Asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri. Kjo për shkak se të gjithë monumentet kanë pasur një perimetër sigurie të pastruar nga vegjetacioni, dhe për këtë fakt, zjarri nuk ka avancuar për të rrezikuar dëmtimin e tyre.

 

 

Monumentet e paprekura janë:

1- Zona publike e periudhës romake;

2- Teatri Antik;

3- Banesa me 2 peristile;

4- Termat Romake;

5- Muri fortifikues, ose i quajtur ndryshe “Dafina e Ugolinit”

6- Kisha Mesjetare;

7- Bastioni i madh

8- Bazilika Paleokristiane;

Etj…

Gjithashtu, edhe biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit, nuk është prekur nga zjarret, pasi edhe biletaria ka perimetër sigurie të pastruar nga vegjetacioni.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në mosdepërtimin e zjarreve në monumentet e Parkut Arkeologjik, janë edhe itineraret brenda Parkut, ku në asnjë prej tyre, nuk ka prezencë vegjetacioni, që të ndihmonte në depërtimin e zjarrit!

 

 

Aktualisht, nuk ka asnjë vatër zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit, në monumentet e vizitueshme të këtij Parku, pasi është bërë e mundur shuarja e tij nëpërmjet ndërhyrjes nga ajri me helikopter, nga toka me zjarrëfikëse.

E vetmja vatër aktive, është në skajin më verior të Parkut Arkeologjik, nën kodër, pranë fshatrave Blerimas dhe Buronjë, ku në këtë të zonë nuk ka asnjë prezencë monumenti të njohur deri më sot, si dhe ku po ndërhyet nga ajri me helikopter dhe nga toka me zjarrfikëse, për shuarjen e tij.

Please follow and like us:
fb-share-icon