Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente

UJËSJELLËS KANALIZIME SARANDE BANORËT

Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente

 

Banorët e lagjes “Rruga Adem Sheme” në zonën e njohur si Lugu i Dardhës bëjnë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të mungesës së ujit të pijshëm. Prej tre ditësh, ata jetojnë pa furnizim me ujë, çka ka krijuar vështirësi të mëdha, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar.

 

UJËSJELLËS KANALIZIME SARANDE BANORËT

 

“Nuk kemi ujë prej tre ditësh. Një familje që po kalon një fatkeqësi dhe ka një të vdekur në shtëpi, është detyruar të blejë një bot me ujë. Imagjinoni gjendjen në të cilën jemi. Është muaji maj dhe situata është alarmante – çfarë do të ndodhë në verë?”, shprehen banorët për Saranda Web.

 

Ata i bëjnë apel Bashkisë dhe Ujësjellësit të ndërhyjnë sa më parë për të rikthyer normalitetin.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

Please follow and like us:
fb-share-icon