Sarandë / Dy të rinj 20-vjeçarë përfundojnë në prangat e policisë

Sarandë | Dy të rinj 20-vjeçarë përfundojnë në prangat e policisë Dy shtetas të moshës 20 vjeç janë arrestuar nga Policia e Sarandë, për vepra të ndryshme penale, bëhet me dije nga burime zyrtare.

Sarandë | Dy të rinj 20-vjeçarë përfundojnë në prangat e policisë

 

Dy shtetas të moshës 20 vjeç janë arrestuar nga Policia e Sarandë, për vepra të ndryshme penale, bëhet me dije nga burime zyrtare.

 

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

 

Po ashtu, u arrestua edhe shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Gjashtë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi një shumë monetare.

 

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon