Sherr me thika pas sherrit banal, një person mbetet i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri banal në lagjen nr. 3 në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe punon për kapjen e tij.

Please follow and like us:
fb-share-icon