Sherr mes sarandjotit dhe delvinjotit, njëri në spital, tjetri në Prokurori

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet u referuan në Prokurori pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 43-vjaçari nga Saranda ka goditur me sende të forta shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Delvinë.

Shtetasi 38-vjeçar u dërgua në spital për të marrë mjekim.

Please follow and like us:
fb-share-icon