Sherr në Shëtitore, 43-vjeçari gotitet me thikë në kurriz, Policia identifikon autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Sarandës. Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon