Vazhdon odisea e një sherri disa vjeçar në fshatin Kopaçez. Policia njofton se shpallën në kërkim shtetasin S. D., 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi në fshatin Kopaçez, Delvinë, ka goditur me sende të forta shtetasit E. Ç., 37 vjeç dhe E. XH., 40 vjeçe, banues në fshatin Kopaçez, Delvinë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
ODISEA E SHERRIT
35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz. Ai u transportua rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra e ndërroi jete.
Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarje e krimi ngeli i pazbardhur, ndërsa nuk u saktësua kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje. Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, te cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhe, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora.
Babai i viktimës, Kadri Nora vazhdimisht akuzonte për krimin Martin Doden, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh e ku punonte edhe ai si bari, në të njëjtën zonë.
Ne 20 janar 2020, Nora plagosi me arme zjarri Martin Deden, atehere 48-vjec, pikerisht diten kur ky i fundit do te shperngulej familjarisht nga fshati Kopacez. Deda mori vetem nje plumb ne kembe, duke i shpetuar atentatit. Pas kësaj ngjarje Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, duke çuar tek blutë e Sarandës edhe armën e krimit, automatik model 56 e kalibrit 7.62 mm.