Sherri gjatë natës: 2 vëllezër të plagosur me thikë, shpallet në kërkim 1 person

Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 8 tetor 2024, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari ka plagosur me thikë dy vëllezër, E. V., 37 vjeç dhe E. V., 34 vjeç.

 

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon