Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë. 24-vjeçari Xhanelo Tarja dyshohet se pas një konflikti ka goditur me thikë për vdekje Klodian Bakinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon