Evidentohet dhe një rast i pushtimit të një hapësire publike në bregdetin e Ksamilit dhe i përdorimit të saj për qëllime fitimprurëse.
Procedohet penalisht 54-vjeçari që kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë dhe që fshihte të ardhurat që përfitonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
-D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorsë, për veprime të mëtejshme.