Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku është mbytur një turiste gjermane. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 66-vjeçare nga Gjermania e cila ishte duke vizituar këtë zonë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25, 72-vjeçari gjerman dhe viktima kanë qenë duke vizituar në këmbë kanionin e Langaricës në Përmet.
Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, turistja gjermane e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.
Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.