Shiste ushqime të skaduara në oborrin e shkollës, prangoset

Policia njofton se sherbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se pronari i këtij subjekti shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin Neim Arapi 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon