SARANDA NEWS

spot_img

SHKARKOHET NGA DETYRA PROKURORJA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë të mbajtur ditën e sotme (19 shtator), ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Elbasanit, Zena Lila.

KPA i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, (KPK) lidhur me pasurinë e prokurores dhe vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila”, njoftoi KPA.

Komisioneri Publik më (3 shkurt) të këtij viti ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 10 janar po të këtij viti ku u konfirmua në detyrë prokurorja e Elbasanit Zena Lila.

Në argumentimin e bërë në ankimin ku kërkohet shkarkimi i Zena Lilës nga posti i prokurores, rezulton të kishte pasaktësi të deklaratave të saj lidhur me pasurinë që ka në zotërim si dhe mungesë të deklarimeve periodike vjetore.

Vendimi i KPK në 10 janar për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Në përfundim, Kolegji vendosi me shumicë votash të ndryshojë vendimin e Komisionit dhe shkarkoi nga detyra prokuroren Zena Lila, duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial