Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke shkëmbyer kokainë.
Policia ka arrestuar Sokol Gjecin, 54-vjeç banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenajn 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar Sokol Gjecin dhe Albert Cenajn, duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.