Thursday, March 14, 2024
spot_img

Shkëmbenin 1 kg kokainë, vihen në pranga dy persona, një tjetër në kërkim

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke shkëmbyer kokainë.

Policia ka arrestuar Sokol Gjecin, 54-vjeç banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenajn 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar Sokol Gjecin dhe Albert Cenajn, duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial