Në shkollën 9-vjeçare edhe sot kanë vijuar punimet përmbyllëse për të bërë të mundur që ditën e hënë shkolla të jetë gati për pritjen e nxënësve, pas disa muajsh rikonstruksion të kësaj shkolle.
Në bashkitë Sarandë, Delvinë dhe Konispol janë 15 shkolla qendër dhe 17 shkolla të tjera vartëse, 2 gjimnaze, 2 shkolla të mesme profesionale.
Numri i nxënësve për vitin e ri shkollor është 4082, nga të cilët 3212 në arsimin 9-vjeçar dhe 870 në arsimin e mesëm.
Në klasën e parë këtë vit do të ulen 316 nxënës.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Please follow and like us: