Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO

Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë

Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë

 

Shkolla “DEA 2001” në Sarandë u bë sot qendra e një aktiviteti sensibilizues të veçantë, organizuar me rastin e Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Në ambientet e shkollës, nxënës, mësuese dhe staf pedagogjik u bashkuan në një mesazh të përbashkët: të kujdesemi për shëndetin, të informohemi dhe të mbështesim çdo grua dhe vajzë në këtë betejë.

 

Shkolla “DEA 2001” aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë

 

Atmosfera e aktivitetit ishte e mbushur me emocion, solidaritet dhe shpresë. Nxënësit performuan recitime prekëse dhe apeluan për rëndësinë e kontrollit të hershëm, trajtimit dhe mbështetjes së grave që përballen me këtë sëmundje. Përveç fjalëve domethënëse, aktiviteti u shoqërua me këngë dhe valle simbolike, të realizuara nga vetë nxënësit dhe mësueset, duke sjellë një mesazh pozitiviteti dhe force femërore.

 

“Ky është një muaj që na kujton se shëndeti nuk duhet lënë për nesër. Ne duam të edukojmë brezin e ri me ndjenjën e kujdesit dhe përgjegjësisë,” u shprehën mësueset organizatore.

 

 

Me veshje dhe dekor në nuanca rozë, shkolla “DEA 2001” i dha jehonë fushatës globale të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë një thirrje të qartë: kujdesi ndaj vetes dhe mbështetja për njëra-tjetrën është forca më e madhe që mund të kemi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon