Shkolla 9-vjeçare e fshatit Çukë ka dalë fituese në konkursin e zhvilluar në faqen e ministres së Arsimit Evis Kushi. Konkursi zhvillohej për miniparcelën më të mirë të shkollave 9-vjeçare, ku nxënësit mësojnë më shumë mbi vlerën e tokës, proceset praktike të kultivimit të qëndrueshëm të saj, si dhe përforcojnë lidhjen e tyre me natyrën.
Sipas njoftimit të ministres, konkursi do të mbyllej mbrëmjen e djeshme ora 20:00, por që deri tani ministrja nuk ka publikuar fituesin.

Shkolla e Çukës ka grumbulluar më shumë pëlqime dhe komente, e ndjekur nga shkolla e fshatit Poshnje në Dimal.
Please follow and like us: