Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia

Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga vendet aziatike

Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga vendet aziatike

 

Struktura arsimore dhe sportive në bashkitë Konispol dhe Delvinë janë identifikuar nga autoritetet si hapësira që do të përshtaten për pritjen e azilantëve që vijnë kryesisht nga vendet aziatike dhe zonat në konflikt, si Afganistani, Pakistani, Siria, Irani, Libani dhe Gaza. Këto masa janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Flukseve Migratore, e cila thekson nevojën për rritjen e kapaciteteve pritëse në nivel vendor dhe reagimin e shpejtë në situata emergjente.

 

Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga vendet aziatike

 

Delvina: Stadiumi i qytetit, pika kryesore e akomodimit

 

Në Bashkinë Delvinë, stadiumi i qytetit është përcaktuar si objekti kryesor që do të shfrytëzohet për ngritjen e qendrës së përkohshme të pritjes. Hapësira e tij e gjerë dhe pozicioni i përshtatshëm e bëjnë një nga pikat kryesore të menaxhimit të flukseve migratore në jug të vendit.

 

Konispoli: 410 vende pritjeje në shkolla dhe qendra komunitare

 

Bashkia Konispol ka vënë në dispozicion disa struktura arsimore dhe komunitare që së bashku ofrojnë 410 vende akomodimi, si pjesë e planit kombëtar 2026–2028:

 

  • Shkolla e Konispolit – 150 vende
  • Shkolla e Xarrës – 100 vende
  • Shkolla e Mursisë – 100 vende
  • Qendra Komunitare Mursi – 60 vende

 

Këto hapësira pritet të përdoren për sistemimin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar, duke siguruar strehim të menjëhershëm në kushte emergjente, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare që parashikon “përdorimin maksimal të infrastrukturës publike ekzistuese për përballimin e flukseve të papritura”.

Konispoli dhe Delvina konsiderohen zona strategjike në menaxhimin e flukseve migratore për shkak të pozicionit të tyre gjeografik dhe mundësive infrastrukturore. Procesi i vlerësimit të hapësirave të tjera në jug po vazhdon, ndërsa qendrat e planifikuara synojnë të garantojnë kushte të standardizuara dhe kapacitete të mjaftueshme pritjeje gjatë viteve të ardhshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon