Shkrumbohet nga flakët banesa, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një banesë e ndërtuar e gjitha prej druri në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Burime për Report TV bëjnë me dije se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme nga persona që kanë konflikte me pronarin e banesës.

Zjarrfikësit mbërritën në lagjen ‘5 maji’ por banesa ishte djegur pothuajse totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.

Ndërkohë grupi hetimor i policisë po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon