Bashkia Sarandë në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, drejtoritë e Shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Sarandë organizojnë konkursin: “ARTISTI I VOGËL”
Konkursi bëhet për të zbuluar, nxitur dhe promovuar prirjet dhe talentet në fushën e artit pamor.
Kriteret e pjesëmarrjes janë:
♦️Nxënës të të dy cikleve nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Sarandë.
♦️Secili nxënës mund të marë pjesë vetëm me një krijim artistik që i dedikohet 7 e 8 marsit.
♦️Krijimet t’i kushtohen temës së mësuesit, nënës, gruas etj.
♦️Krijimet të jenë në kategoritë: Pikturë, vizatim, grafikë etj.
Punët artistike të jenë të shoqëruara me tekstin shpjegues dhe me të dhënat të autorit/es: Emër, Mbiemër, Titulli, Mosha, Shkolla
Krijimet origjinale do të dorëzohen në Zyrën e Informacionit në Bashki, nga e hëna në të premte prej orës 09:00-14:00.
Afati përfundimtar për dorëzimin e krijimeve artistike është: 28 shkurt 2023, në orën 14:00.
Aktiviteti “Artisti i vogël” do të finalizohet me prezantimin e krijimeve artistike në Galerinë “Art-Saranda” më 7 mars 2023, si dhe më pas do të qëndrojnë të ekspozuara në hollin e Bashkisë dhe në vijim drejtoritë e shkollave mund t’i tërheqin punimet dhe të çelin ekspozita me krijime të nxënësve të tyre në mjediset e shkollave përkatëse.
“Artisti i vogël” do të vlerësojë talentet e rinj me çmimet përkatëse në dy kategori:
I-cikli i ulët i Shkollave 9-vjeçare
II-cikli i lartë i Shkollave 9-vjeçare
Për secilën kategori do të ketë:
Një çmim të l-rë.
Dy çmime të ll-ta.
Tre çmime të lll-ta.
Një çmim nga publiku.
Çertifikata Pjesmarrje.