Shoferët e taksive protestojnë përpara Bashkisë Sarandë
Shoferët e taksive në Sarandë zhvilluan sot një protestë përpara Bashkisë, duke kërkuar përmbushjen e katër kërkesave të tyre kryesore. Kjo protestë vjen dy javë pas një tjetër tubimi, ku ata i kishin paraqitur të njëjtat kërkesa, por sipas tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet vendore.
Shoferët shprehen se janë të detyruar të dalin sërish në rrugë pasi problematikat e tyre vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Ata theksojnë se sektori i taksive po përballet me vështirësi të shumta dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe institucionet përkatëse.
Kërkesat e tyre kryesore përfshijnë:
- Ndërprerjen e dhënies së liçensave të reja.
- Forcimin e kontrolleve ndaj taksive të palicensuara, të cilat po dëmtojnë konkurrencën e ndershme dhe po ulin të ardhurat e taksistëve me licencë.
- Trashëgiminë e liçensave.
- Vendosjen e stacioneve të dedikuara për taksitë në zona kyçe të qytetit, për të shmangur kaosin dhe vështirësitë që hasin në parkim.
Shoferët paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ata do të vijojnë protestat dhe do të përshkallëzojnë reagimin e tyre deri përpara kryeministrisë.
Nga ana tjetër, përfaqësues të Bashkisë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me protestën dhe kërkesat e shoferëve të taksive.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb