Shoqata JONA vizitë studimore në Prishtinë për programet, strategjitë, lobimin dhe advokacinë për gratë

AWEN, Rrjeti i Fuqizimit të Grave në Shqipëri, ku është pjesë edhe shoqata e gruas “JONA” Sarandë kane bërë një vizitë studimore në Kosovë me Rrjetin e Grave të Kosovës, në Prishtinë.

Shoqata JONA, e cila vepron për mbrojtjen e të drejtave të grave në zonën e Sarandës dhe Delvinës, u përfaqësua në këtë takim nga Ilda Boci dhe Xheni Shehu.

Gjatë këtij takimi përfaqësueset e dy rrjeteve shkëmbyen informacione për aktivizmin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri dhe Kosovë.
Programet, strategjitë, lobimi dhe advokacia ishin disa nga diskutimet dhe mendimet e ndara në këtë takim. Slogani I perdoruar gjate këtij takimi ishte #bashkëmëtëforta

“AWEN” u mirëprit nga Qemal Minxhozi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Në një diskutim të këndshëm për ngritjen e urave të bashkëpunimit mes organizatave të shoqërise civile të Shqipërisë dhe Kosovës, në mbështetje të të drejtave të grave dhe vajzave.

Please follow and like us:
fb-share-icon