Shoqatat e mjedisit kundërshtojnë draftin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Shoqatat e mbrojtjes së mjedisit kundërshtuan në dëgjesën e katërt draftin për rishikimin zonave të mbrojtura, që sipas tyre shënon regres. Sipas ekspertëve mjedisorë kalimi i 20 % të territorit të zonave të mbrojtura në menaxhim të bashkive, bie ndesh me kontributin e dhënë prej tyre që në 8 vite kur morën menaxhimin e pyjeve, janë djegur 129 mijë ha zona pyjore.    

Nga vitit 2016 kur bashkitë e vendit morën në menaxhim zonat pyjore janë shkatërruar nga zjarret 129 mijë ha pyje, me një kosto totale që arrin në 2 mld euro. Ky fakt u bë i ditur nga përfaqësues të shoqatave mjedisore në komisionin e veprimtarive prodhuese, gjatë dëgjesës së katërt për draftin që rishikon ligjin për zonat e mbrojtura, ku ata shfaqën rezerva për përfshirjen e bashkive në menaxhimin e këtyre zonave.

“Dafti zhbën punë e bërë këto vite për zonat e mbrojtura. Ligji përcakton ndryshimin e zonave të mbrojtura, nëse nuk arrin objektivat. Nëse digjet, ajo nuk është më zonë e mbrojtur, do nxisë zjarrvënien. Legjislacioni nuk lejon aktivitet në këto zona, nuk menaxhohet dot dhe nuk e frenon dot, drafti actual e përkeqëson. Ligji ka kontradiktë në vetvete. Nuk ka asnjë praktikë evropiane, që një zonë e mbrojtur është pa zonim, pasi garanton speciet jetojnë në habitatet e tyre. Heqja e nënzonimit të brendshëm barazon zonë e mbrojtur me tokën bujqësore”,- deklaroi Abdulla Diku, ekspert mjedisi.

“Kërkojmë të jemi pjesë e diskutimit për çështje që lidhen me mjedisin. 56 shoqata janë në unison që duhet riparë ligji, ka ekspertë që do ndihmonin për hartimin e një ligji të saktë. Të heqim emergjencën, nuk ka pse të kalojë për 1 muaj në parlament. Nuk janë kafshët e pyllit në emergjencë për të pritur betonierët, e dimë si funksionojnë gjërat në Shqipëri”,- tha Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Please follow and like us:
fb-share-icon