Partia Demokratike ka shpallur “listën e mbyllur” të kandidatëve për deputetë në Qarkun Vlorë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lista kryesohet nga drejtuesi politik i qarkut Bujar Leskaj, dhe përfshin gjithashtu kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, deputeten Ina Zhupa dhe Atird Hoxhën.
Pas shpalljes së listës së mbyllur, Saranda Web ka mësuar se Manjola Nikollo ka refuzuar për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në Listën e Hapur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë Nikollo mbi arsyet e këtij refuzimi, por burime pranë PD-së bëjnë me dije se vendimi i saj ka ardhur pasi emri i saj, në bazë të rezultateve të Primareve, është zëvendësuar me Vangjel Dulen e PBDNJ.
Lista e mbyllur e PD për Qarkun Vlorë:
1️⃣ Bujar Leskaj
2️⃣ Vangjel Dule
3️⃣ Ina Zhupa
4️⃣ Atird Hoxha
Ky zhvillim pritet të sjellë reagime brenda strukturave të PD-së dhe të ndikojë në strategjinë elektorale të partisë në Qarkun Vlorë.