Ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër ndalimi nga Prokuroria e Sarandës. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim.
Mësohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe dy biznesmenët Behar dhe Bedri Mucobega, perkatesisht 40 dhe 51-vjec.
I pari akuzohet per “falsifikim dokumentash” dhe i dyti per “pastrim i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”.
Policia vazhdon kerkimet per kapjen e ketyre shtetasve.