Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë zhytjes në det. Një polumbari ende të paidentifikuar dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht bombula e oksigjenit, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij.
Pas njoftimit për incidentin, autoritetet vendore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Hetimet po përqendrohen në identifikimin e viktimës si dhe në përcaktimin e shkakut të shpërthimit të bombulës së oksigjenit.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe turistët që ndodheshin në qytet.
Detajet e mëtejshme priten të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve paraprake. Ndërkohë, ngushëllime të sinqerta janë dërguar për familjen dhe të afërmit e viktimës në këto momente të vështira.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb