Më në fund Policia ka arritur të identifikojë dhe të kapi autorin e vjedhjes së lokalit në Krane, Finiq.
Ngjarja kishte ndodhur më 17 Mars dhe ishte filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Autori, i cili është kapur mesditën e sotme nga Policia, pasi ka shqyer portën e blinduar të lokalit, ka marrë nga lokali një sasi parash dhe disa steka cigare.
Mësohet se autor i ngjarjes është një i ri nga Delvina, i cili ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se gjithçka e ka bërë si pasojë e varfërisë.
Please follow and like us: