E enjte, 26 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme nga Saranda Shqeu dhe plaçkiti lokalin në Krane, Policia identifikon dhe kap autorin –...

Shqeu dhe plaçkiti lokalin në Krane, Policia identifikon dhe kap autorin – VIDEO

Më në fund Policia ka arritur të identifikojë dhe të kapi autorin e vjedhjes së lokalit në Krane, Finiq.

Ngjarja kishte ndodhur më 17 Mars dhe ishte filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Autori, i cili është kapur mesditën e sotme nga Policia, pasi ka shqyer portën e blinduar të lokalit, ka marrë nga lokali një sasi parash dhe disa steka cigare.

Mësohet se autor i ngjarjes është një i ri nga Delvina, i cili ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se gjithçka e ka bërë si pasojë e varfërisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial