SHQIPËRIA BËHET TAKIM ME QYTETARËT NË SARANDË – DREJTPËRDREJT

SHQIPËRIA BËHET TAKIM ME QYTETARËT NË SARANDË

DREJTPËRDREJT

Adriatik Lapaj gjatë takimit të organizuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka falenderuar qytetarët për pjesmarrjen masive gjatë këtij bashkëbisedimi dhe është ndalur tek dy mësueset e tij, mësuesja kujdestare dhe mësuesja e letërsisë në gjimnaz.

Ndër të tjera, Adriatik Lapaj ka thënë se kjo betejë është një betejë me ata që e kërcënojnë shqiptarin e zakonshëm për bukën e gojës, për pensionin invaliditetit, e kërcënojnë te licensa e plazhit, e kërcënojnë nëpërmjet tatimeve…

Këto ditë në Sarandë nuk jam ndjerë aspak mirë kur bashkëmoshatarë dhe bashkqytetarë të mi ndihen të kërcënuar të marrin pjesë në takime të tilla, për të shprehur lirisht mbështetjen për njërin apo për tjetrin, për të thënë se e duan ndryshimin. KJO DUHET TË MARRË FUND! – ka thënë Adriatik Lapaj.

U drejtohem të gjithë atyre pushtetarëve sarandjotë ose të importuar në Sarandë të cilët guxojnë tu prekin një qime floku ne bisnesin, jetën dhe aktivitetin e atyre që janë në këtë shesh. Nuk do tu ndahem si Skënderbeu turqve.

Adriatik Lapaj ka folur edhe për hapjen e garës e cila do të mundësojë që Saranda të ketë përfaqësues të saj dhe jo njerëz të importuar.

Gjatë bashkëbisedimit të organizuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, një fermer nga Konispoli është shprehur se fermeret po vdesin cdo ditë e me keq, qeveria po na merr shpirtin.

Kur erdhi e Edi Rama na premtoi naftën 600 lekë. Ku ështe nafta 600 leke? ne po na marrin shpirtin, 0 rrugët e fushës, 0 kanalizimet, 0 subvensionimet, ka thënë fermeri në këtë takim.

Adriatik Lapaj ka thënë se të gjitha skemat që kanë funksionuar kanë qenë korruptive, sepse skemat janë berë të atilla që nuk e cojnë paranë vetëm në disa duar, diku te grumbulluesi, diku tek ata që kanë sipërfaqe të mëdha duke e lënë fermerin e zakonshëm pa subvencionime.

Ne do të vendosim skemën e subvensionemeve për çdo kilogram prodhim të shitur, ka premtuar Ardriatik Lapaj.

Gjatë bashkëbisedimit të organizuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, një qytetar ka dënoncuar se në spital në Sarandë ka paguar 800 euro për një operacion.

Sipas qytetarit, një familjar i tij është operuar vetëm 1 javë më parë dhe për këtë është detyruar të paguajë shumën 800 euro, ka thënë qytetari në këtë takim të organizuar nga Shqipëria Bëhet në Sarandë

VIDEO

Ku është SHËNDETËSIA FALAS që thotë kryeministri?! ka pyetur qytetari.

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Website sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon