Shtyhet dëgjesa me banorët e Nivicës për ndërtimin e parkut fotovoltaik

Kalendari i takimeve për dëgjesa me publikun për projekt vendimin “Për miratimin në parim të dhënies me qira me konkurrim të një sipërfaqe prej 60 ha, pjesë e pasurisë nr.8 dhe nr.15 Zona Kadastrale 2806, me qëllim zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime te rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”, është shtyrë.

Takimet, të cilat pritej të zhvilloheshin në datat 12 dhe 13 Shkurt, do të zhvillohen në datat 15.02.2024 dhe 16.02.2024 ora 12:00 pranë Sallës së Bashkisë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon